Telenews

Zemaj: Injorimi i stafit mbështetës tregon paaftësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj u shpreh se mospagesa e profesionistëve shëndetësor prej 3 muaj, tregon për injorimin dhe paaftësinë e Qeverisë dhe mashtrimet që bëhet për të gjithë ata që duan të punojnë ndershëm.

Zemaj u shpreh se uron që tashmë pushimet e gjata kanë përfunduar dhe ministri i Shëndetësisë, t’i kthehet përgjegjësive.

“Më shumë se 1 mijë e 200 profesionistë shëndetësor, staf mbështetës dhe personel, i angazhuar në menaxhim të pandemisë, kanë mbetur pa paga tash e tre muaj, çka është edhe më e keqja kanë mbetur edhe papërgjigje zyrtare vetëm në ato rrugë joformale që tash ka humbur edhe adresa e MSh-së dhe Qeverisë së Kosovës. Puna e tyre me përkushtim papushim edhe ditëve të vikendit në menaxhim efikas me mburrje nga Qeveria e Kosovës, sidomos në procesin e vaksinimit dhe tash me injorim ndaj tyre tregon  paaftësinë, por mbi të gjitha tregon edhe mashtrimin që iu bëhet gjithë atyre që dëshirojnë që punën e tyre ta kryejnë me nder dhe përgjegjësi më të lartë“, theksoi ai.

Ish-ministri Shëndetësisë e ka quajtur shqetësues edhe rritjen e listës së pritjeve të pacientëve për të marrë shërbime shëndetësore në QKUK.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj