Telenews

Zemaj: LVV ta thërrasë seancën, provokimi i situatës nuk është në interes të Kosovës

Deputeti LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta thërrasë seancën.

Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë dhe se askush nuk guxon t’i mbajë peng institucionet e vendit dhe ta thellojë krizën politike.

“Provokimi i situatës nuk është në interes të Kosovës. Pushtetet shkojnë e vijnë, por Kosova është mbi të gjitha. Mjaft me këto lojëra politike. Pushteti fitohet dhe mbahet në mënyrë demokratike, përmes rregullave, ligjeve dhe Kushtetutës. Askush nuk është mbi institucionet dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng shtetin”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje duhet ta thërrasë seancën!

Konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë. Askush nuk guxon t’i mbajë peng institucionet e vendit dhe ta thellojë krizën politike.

Provokimi i situatës nuk është në interes të Kosovës. Pushtetet shkojnë e vijnë, por Kosova është mbi të gjitha.

Mjaft me këto lojëra politike. Pushteti fitohet dhe mbahet në mënyrë demokratike, përmes rregullave, ligjeve dhe Kushtetutës. Askush nuk është mbi institucionet dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng shtetin.

Mjaft më. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për bllokada e tensione.

Të ngajshme

Reshje rekord në Japoni, të paktën katër të vdekur

Yllka Gashi

Arrestohet gjyqtari Avdurrahman Gashi, jepen detaje pse ndodhi prangosja e tij!

Yllka Gashi

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova

Yllka Gashi