Telenews

Zemaj reagon pas zjarrit në zyret e IML-së

Ish-Ministri i Shëndetësë, tash deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se heshtja ka kapluar “ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit”, derisa ka kërkuar dorëheqje.

“Zjarri ka kapluar QKUK-në kurse heshtja ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit. Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore. Tmerr! Përgjegjësi. Dorëheqje”, ka shkruar Zemaj.

 

Të ngajshme

Netanyahu takohet me Trump

Blearta

Vdekja e punëtorit në Rrugën A, Inspektorati: Kërkohen ekspertiza për shkakun e aksidentit

Blearta

Publikohet ‘Gasolina’, dueti i shumëpritur i Dhuratës dhe Gjestit

Blearta