Telenews

Zëvendësi i Bernard Kouchner, dëshmitari i radhës pro-Thaçit në Hagë

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë është Jock Covey.

Covey kishte qenë zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së në Kosovë, pra UNMIK.

Në atë kohë, saktësisht, Covey kishte qenë zëvendës i Bernard Kouchner.

Ai kishte ndihmuar në ndërtimin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, ishte me rol aktiv në sundim të ligjit, paqen dhe situatën e pasluftës.

Covey pritet të dëshmojë për bashkëpunimin me Hashim Thaçin, UÇK-në dhe gjendjn në Kosovë gjatë kohës sa ai kishte shërbyer.

Covey është dëshmitari i katërt pas James Rubin, Paul Williams e John Duncan.

Të ngajshme

Temperatura deri në 30°C

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 11 shtator

Rrezarta Ramaj

Thaçi mesazh nga Haga: Kosova të merret më pak me histori, të punojë për stabilitetin shtetëror –

KushtrimGuraj