Telenews

Zgjatet edhe për dy vjet afati për aplikim për statusin e viktimës së dhunës seksuale në luftë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 132-të, ka miratuar zgjatjen edhe për dy vjet të aplikimit për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, me këtë rast u bëri thirrje viktimave të dhunës seksuale në luftë që të aplikojnë dhe të realizojnë të drejtën e tyre të garantuar me ligj.

“Të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi e përkrahjen tonë shoqërore për ta luftuar stigmën me të cilën ende përballen”, tha Kurti.

Mes tjerash, ai përsëriti se procesi i aplikimit është konfidencial.

Të ngajshme

PDK paralajmëron: Nëse dështon Kurti, ne do të marrim iniciativën për të formuar Qeverinë

Donat Hashani

Parlamenti i Shqipërisë nuk e voton rezolutën që e dënon gjenocidin serb në Kosovë

Donat Hashani

Ushtarët e Kosovës në trajnim të përbashkët me ShBA-në, Shqipërinë e Kroacinë

Donat Hashani