Telenews

Zgjedhjet në Shqipëri, Berisha konfirmon Ilir Metën në listën e sigurt të PD: Do të jetë deputet në Parlament

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndonëse në burg do të jetë në listat e sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit. Lajmin e konfirmoi Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për gazetarët pasi zbatoi masën detyrim paraqitje në SPAK.

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu. Ai donte nga lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg. Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali. Bile ja tani atje është McGonigali”, tha Berisha.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj