Telenews

Zhduket 30-vjeçarja e martuar, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Emine Asip Berisha, e cila është raportuar e zhdukur nga data 2 tetor.

Zhdukjen e saj e ka raportuar bashkëshorti.

Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës, lindur më datë 09.06.1992, për herë të fundit është parë nga familjarët e saj më 2 tetor në mëngjes. Ajo ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit  viktima është: Femër, me peshe mesatare, flokët të gjata, 30-vjeçare.

“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, thotë policia përmes njoftimit, transmeton Klankosova.tv

Të ngajshme

Policia njofton për masa të shtuara gjatë Sunny Hill Festival

Blearta

Rriten rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën

Yllka Gashi

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara, të fshehura në një autobus te Dheu i Bardhë

Yllka Gashi