Telenews

Zhduket 69-vjeçari, familja Buqa apelon për ndihmë

69-vjeçari nga Budakova e Suharekës, Hetem Buqa është zhdukur që nga 26 korriku.

Sipas familjarëve, të mërkurën pasi erdhi nga Zvicra, rreth orës 16 doli nga shtëpia dhe më nuk u kthye. Për herë të fundit banorët e panë në malin afër fshatit.

Ndërsa tash e 11 ditë ekipet e Policisë e FSK-së thanë për Klan Kosovën që kanë bërë 4 operacione të nivelit më të gjerë të kërkim shpëtimit por ende pa sukses, por që do vazhdojnë deri në gjetjen e Hetem Buqa.

I moshuari vuante nga sëmundja e harresës për çka dhe shpesh dilte nga shtëpia por që sipas familjarëve të tij kthehej gjithmonë.

Kushdo që ka informacione apo mund ta ketë parë 69-vjeçarin, ju lutem kontaktoni familjarët e tij në këtë numër telefoni: 045-772-890.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj