Telenews

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Një person ka informuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21.05.2023 rreth orës 19:20, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta

Zjarr i madh në Durrës në zonën e Shkozetit, 5 zjarrëfikëse në vendgjarje

Blearta

Vdes zyrtari policor i Kosovës

Blearta