Telenews

Zidane merr drejtimin e Francës, gjithçka gati për zyrtarizimin

Zinedine Zidane ka rënë dakord për të gjitha kushtet dhe përbërjen e stafit teknik për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sipas tij, Zidane kishte dhënë prej kohësh miratimin për projektin e “Les Bleus”, duke refuzuar oferta nga disa klube që nga muaji dhjetor, pasi synimi i tij ishte vetëm marrja e drejtimit të kombëtares franceze.

Stafi i tij teknik tashmë është përcaktuar, ndërsa Zidane pritet të nënshkruajë kontratën zyrtare në ditët e ardhshme, pas përfundimit të mandatit të Didier Deschamps si trajner i Francës.

Të ngajshme

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj

Mbappe nën presion, fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë –

KushtrimGuraj

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

KushtrimGuraj