Telenews

Zogu i çuditshëm që mbledh para në rrugë dhe ia dërgon pronarit

Videoja e një zogu që gjeti një mënyrë për
të fituar para për pronarin e tij është bërë virale dhe ka ngazëllyer
internetin

Videoja ka bërë xhiron në gjithë planetin dhe
protagonisti kryesor i videos është një kanakar shtëpiak, zogu “Myna e
xhunglës”, i stërvitur për të gjetur para jashtë dhe më pas për t’ia kthyer në
shtëpi pronarit të vet.

Zogu, i identifikuar si Myna nga xhungla, mund
të shihet në video duke fluturuar në apartamentin e pronarit të tij përmes një
dritareje me një kartëmonedhë 20 juanësh në sqepin e tij.

Pronari hap sirtarin, zogu hidhet dhe e vendos
kartëmonedhën në grumbullin e parave që kishte mbledhur më parë.

Duke qenë se zogu dinak po vjedh juan, monedhë e Kinës, kjo video me siguri është realizuar atje.

Klikoni KËTU për ta parë videon…

Edhe pse është e vështirë të marrësh
informacion për këtë zog specifik, nuk është e pazakontë që zogjtë të marrin
para, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2008, Joshua Klein u shfaq në një
konferencë TED dhe tregoi “makinën e tij të sorrave”.

Klein thotë se i ka trajnuar sorrat në një
proces me katër hapa. Fillimisht e vendosi makinën në fushë dhe e leu tokën me
monedha dhe fruta arrore, në mënyrë që sorrat ta dinin se në atë zonë kishte
ushqim.

Kur zogjtë hanë të gjitha arrat “e lira”, ata
vërejnë arrat në makinë. Më pas sorrat fluturojnë dhe marrin arrat nga tabakaja
e makinës, e cila plotësohet me monedha dhe fruta arrore.

Prej aty hiqen arrat “e lira”, duke lënë vetëm
monedha. Qëllimi është që një nga sorrat tani të frustruara të çukitë një
monedhë në vrimë. Një zog e bën këtë përfundimisht, prandaj makina jep arrën.

Skena për hapin e fundit tani është vendosur –
dhe monedhat tani janë hequr nga tabakaja, duke mos lënë arra por vetëm monedha
në tokë.

The post Zogu i çuditshëm që mbledh para në rrugë dhe ia dërgon pronarit appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 25 gusht

Rrezarta Ramaj

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 24 gusht

Rrezarta Ramaj