Telenews

Zonja e Parë e Ukrainës: Lufta ka plagë fizike, por edhe mendore

Olena Zelensky ka thënë se lufta në vendin e saj do të mbetet me ukrainasit për vite – dhe do të ketë një ndikim të dukshëm në shëndetin e tyre mendor.
Duke iu drejtuar një asambleje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me video, Zonja e Parë e Ukrainës foli për përpjekjet që po bëhen për të trajtuar ndikimin psikologjik të luftës, shkruan Skynews.
Zelensky, e cila ishte fshehur në një vend të pazbuluar për siguri pas fillimit të pushtimit rus, u kthye në publik kohët e fundit kur mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës, Leonid Kravchuk, në Kiev së bashku me bashkëshortin e saj, presidentin, Volodymyr Zelensky.
Që atëherë të dy u shfaqën në një intervistë të përbashkët televizive gjatë së cilës Zelensky foli për ndarjen prej tij.

Të ngajshme

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Blearta

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta