Telenews

ZRrE merr vendim për kompensimin e konsumatorëve që janë faturuar për rrymën e shpenzuar në veri

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e katërt për këtë vit, ka njoftuar se ka ndërmarrë veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me kompensimin e dëmit konsumatorëve, të cilët janë faturuar për shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore, për periudhën kohore nga 06 shkurti i vitit 2012 e deri më 20 tetor të vitit 2017.

Sipas njoftimit të ZRrE-së, thuhet se këta konsumatorë do të kompensohen duke ua zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit.

“Bordi i ZRRE, sipas Aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që t’i obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që t’i kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, kompensimi i konsumatorëve do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030.

 

source

Të ngajshme

Ministri grek i Mbrojtjes në kryeministri, takohet me Edi Ramën

Valjeta Turkaj

Mbi 1.5 milionë pelegrinë kanë mbërritur në Mekë për haxh

Valjeta Turkaj

Izolim maksimal dhe dizajn modern me Grezda Group

Valjeta Turkaj