Telenews

Zv.drejtori i PK-së dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se u keqtrajtua

Ishte duke kaluar pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë por nuk iu lejua të vazhdoj të përfundoj rrugën për aty ku e kishte destinacion, Kosovën.

Bëhet fjalë për zv.drejtorin e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq, të cilin në pikën kufitare e kanë ndaluar Policia serbe.

Burime të Dukagjinit brenda organeve të sigurisë kanë treguar që të njëjtin e kanë dërguar në Rashkë dhe po dyshohet që ai edhe është keqtrajtuar.

Dukagjini poashtu ka mësuar se Jankoviq, për shkak se është pjesë e institucioneve të Kosovës, është ndaluar me pretendimin se ka kryer veprën penale “Shkelja e rendit kushtetues”.

Reagim ka pasur edhe nga zyrtar të Qeverisë së Kosovës. Këshilltari i Kryeministrit, Jeton Zulfaj, duke folur për ndalimin që u është bërë qytetarëve të Kosovës, ka përmendur edhe rastin e zv.drejtorit të Policisë.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka deklaruar ai.

Televizioni ka tentuar të flas me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani për të kuptuar më shume informata për situatën e zëvendës drejtorit por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

 

source

Të ngajshme

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

“Bild” raporton se Rrustem Llapi e kreu vrasjen për një borxh 15 mijë euro

Halit Gashi & Besim Haliti i kushtojnë këngë heroit Ilaz Kodra në 25 vjetorin e rënies heroike

Donat Hashani