Telenews

Zvicra dëshiron të përgjysmojë kufirin e shpejtësisë në autostrada

Për të reduktuar bllokimet e trafikut, Zyra Federale e Rrugëve (FEDRO) po shqyrton mundësinë e uljes së kufirit të shpejtësisë në autostradat e vendit nga 120 km/orë aktuale në 60 km/orë për një rrjedhë më të mirë të trafikut.

Bllokimi i rrugëve mund të jetë gjithashtu i shtrenjtë, si për sa u përket parave, ashtu edhe dëmit mjedisor, sipas Zyrës Federale për Zhvillimin Hapësinor, e cila vlerëson humbjen totale çdo vit në mbi 2 miliardë franga, shkruajnë mediat zvicerane.

Por, Shoqata Zvicerane e Transportit Rrugor argumenton se nëse zbatohet, kjo masë do të krijonte më shumë probleme sesa do të zgjidhte: shoferët do të shmangnin autostradat dhe do të përdornin rrugë alternative në vend të tyre, duke përfshirë rrugët kantonale, ku shpejtësia e kufizuar është 80 km/h.

Të ngajshme

Vrasja në Kolovicë, kërkohet paraburgim për njërin nga të dyshuarit që ishte plagosur

Donat Hashani

Aktori Lulzim Rexha diagnostikohet me kancer, ka nevojë për ndihmën tuaj

Donat Hashani

“Dhurata e SHBA-së për FSK-në”, mirëpritet avancimi i Kosovës në AP të NATO-së

Hafize Elshani