Telenews

Zyra e Kryeministrit reagon për lirimin e Radoiçiqit: Shfaqje mediale

Milan Radoiçiq u lirua sot nga paraburgimi, një ditë pasi ishte arrestuar nga autoritetet serbe.

Pas lirimit të tij, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës.

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, tha se kjo është vetëm një shfaqje mediale.

“Manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”, tha Dalipi.

Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar se e ka liruar nga mbajtja ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj