Telenews

ZYRTARE: ERIK TEN HAG TRAJNER I RI I MANCHESTER UNITED

Klubi anglez, Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit Erik ten Hag, i cili vjen nga Ajaxi.
Pas disa javësh bisedime dhe marrëveshjes verbale me trajnerin holandez, Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje edhe me Ajaxin për shërbimet e Ten Hag.
Kështu, klubi nga Old Trafford ka konfirmuar emërimin e Ten Hag si menaxher të ri të përhershëm, nga sezoni i ardhshëm deri në fundin e sezonit 2024/25.
Njoftimi erdhi me anë të faqes zyrtare të klubit anglez në rrjetet sociale.
“Manchester United është i lumtur të njoftojë emërimin e Erik ten Hag si menaxher i ekipit të parë për meshkuj, nga fundi i këtij sezoni deri në qershor 2025, me opsionin për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.
Ten Hag nuk do të vijë i vetëm te Unitedit, pasi së bashku me të do të punojë edhe ndihmësi i tij, Mitchell van der Gaag.
Holandezi i impresionoi drejtuesit e klubit nga Old Trafford gjatë procesit të intervistës së tij, duke mposhtur në garë emra si Mauricio Pochettino , Zinedine Zidane dhe Brendan Rodgers.

Të ngajshme

Basketboll / I mbijetoi çdo stuhie, trajneri vendor i Ponte Prizrenit paralajmëron ekipet

Donat Hashani

Rrahje masive pas ndeshjes Serbia – Mali, publikohen pamjet

Donat Hashani

KV Fushë Kosova fiton ndeshjen kontrolluese në Durrës

KushtrimGuraj