Telenews

Zyrtare: Golashënuesi i sezonit në Superligë, prezantohet te Malisheva

Malisheva ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin Kreshnik Uka si përforcimin më të ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Uka i bashkohet ekipit pas një edicioni mbresëlënës me Drenicën, ku u kurorëzua golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës. Sulmuesi realizoi 19 gola gjatë sezonit të kaluar.

 

 

Me transferimin e Ukës, FC Malisheva synon të rrisë forcën sulmuese dhe të shtojë cilësinë në skuadër, në prag të sfidave që e presin klubin në sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit i kanë uruar mirëseardhje sulmuesit dhe suksese me fanellën e Malishevës, duke shprehur besimin se ai do të japë kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të ekipit.

 

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Akrepat e “Orës së Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së dëgjohen edhe jashtë kufijve – nis numërimi në Dyseldorf –

KushtrimGuraj

Vdes nëna e deputetit Besnik Tahiri –

KushtrimGuraj