Federata Shqiptare e Futbollit tashmë e ka bërë zyrtare ndeshjen miqësore të radhës, ku për kundërshtarë do të ketë kombëtaren nga Amerika Latine, Kilin.
Miqësorja mes Shqipërisë e Kilit do të zhvillohet më 22 mars, në Parma të Italisë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” me fillim nga ora 20:45.
Përpos Kilit, Shqipëria në mars ka programuar ndeshje miqësore edhe ndaj Suedisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Stockholm më 25 mars.

