Telenews

Zyrtarja e lartë e BE-së të hënën vjen në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo të hënën do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

LEXO EDHE:

Rama edhe me një deklaratë banale kundrejt Kosovës

Më këtë rast ajo do të paraqesë detaje të Planit të Rritjes për rajonin.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky do të jetë rasti për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Kujtojmë se herën e fundit kur Von der Leyen vizitoi Prishtinën ishte më 29 shtator 2021, ku pati premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën. /Telenews.al/

Të ngajshme

ZPS: Thaçi udhëzoi që Zyrapi të mos fliste shumë në dëshminë e tij

Yllka Gashi

Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm

Yllka Gashi

Vrasja e kosovarit për 30 mijë euro borxh, drejtësia italiane rihap rastin

Yllka Gashi