Telenews

23 vjet nga rënia heroike e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt

Sot shënohet 23 vjetori i rënies së heronjve, Rasim Kiçina e Ragip Halilaj.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, bashku me shoqata të dala nga lufta, bashkëpunëtorë komunal, familjarë të heronjve e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.
Fillimisht, homazhet dhe vendosja e buqetave me lule janë bërë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina në Drenas.
Kryetari i Drenasit, z.Lladrovci duke përkujtuar dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj tha se luftëtarët e tillë ishin infuzion për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet së cilës rezultoi çlirimi dhe pavarësimi i atdheut tonë.
Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!

Të ngajshme

Bajrami: Kurti s’dëshiron të jetë kryeministër, por të sundojë

Rrezarta Ramaj

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Rrezarta Ramaj

Zgjerimi i “X Company” me objekt të ri banesor në Bresje Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj