Telenews

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ndaj operatorëve që po punojnë në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë nisur të zbatohen penalitete për mosrespektimin e afateve.

Pas një inspektimi në këtë projekt, Basha tha se operatorëve u janë shtyrë afatet dhe u janë përcaktuar obligime të qarta për përfundimin e punimeve.

Sipas tij, për muajin korrik, vetëm në segmentin e Vranidollit, një operator ekonomik është penalizuar me 24 mijë euro.

Basha paralajmëroi se penalitetet do të vazhdojnë në të gjitha segmentet ku nuk respektohen planet dinamike dhe afatet e kontraktuara.

“Për ata që neglizhojnë punën dhe nuk i respektojnë obligimet kontraktuale, nuk do të ketë tolerim”, tha ministri.

Të ngajshme

Përplasje e tmerrshme në Gjermani, vetura copëtohet në disa pjesë – vdes 29-vjeçari

Yllka Gashi

Ekskluzive | 700 euro gjobë i kushtojnë 35 ditë burg – Policia kap në Prishtinë 26-vjeçarin e kërkuar për narkotikë

Yllka Gashi

Meteorologu Rugova: Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit

Yllka Gashi