Telenews

Meteorologu Rugova: Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit, bazuar në parashikimet e fundit të temperaturave.

Siç tha Rugova, temperaturat në Prishtinë mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në zonën e Dukagjinit, veçanërisht në pjesët më të ulëta të Klinës, temperaturat mund të shkojnë deri në 39, e mund t’i afrohen edhe 40 gradë Celsius.

“Po, megjithatë sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit sipas parashikimeve deri tani”, tha Rugova në Klan Kosova.

Ai ka theksuar se këto temperatura, ndonëse të larta, nuk janë të jashtëzakonshme për muajin gusht.

Të ngajshme

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Yllka Gashi

Pesë ditë në det brenda një frigoriferi, shpëtohen të gjallë dy peshkatarë në Meksikë

Yllka Gashi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi