Telenews

403 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës.
Sipas njoftimit, deri dje 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
“Nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.597”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj