Telenews

5 RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE NË 24 ORËT E FUNDIT, KËTO JANË KOMUNAT KU U LAJMËRUAN RASTET

Policia bën të ditur se tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i Policisë:
Prishtinë, 21.04.2022 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar
tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 21.04.2022 – 07:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj dhe e bija e tij, të dyshuarit kosovarë kanë ushtuar dhunë psiqike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë, 21.04.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 21.04.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë, 21.04.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Mergim Lushtaku “ia vendos” një infuzion kryeministrit Kurti

Donat Hashani

Kusari-Lila: Nxënësit humbën 12 për qind të programit të vitit shkollor

Donat Hashani

SBAShK vendos një afat për pagat: Ju presim veç edhe pak orë, më pas shkojmë nëpër rrugë ligjore

Donat Hashani