Telenews

60 gjoba dhe 30 motoçikleta të konfiskuara në rajonin e Ferizajt

Policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës së kaluar 29.06-05.07.2026, ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 60 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 30 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.


Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ:

“Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.
Llojet e kundërvajtjeve:

– Drejtimi i motoçikletës pa patentëshoferi – 29 gjoba- Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 21 gjoba- Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 8 gjoba- Të tjera masa  – 2 gjoba- Motoçikleta të konfiskuara – 30
Apel për qytetarët.

Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse.

Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën.
Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të ngajshme

Zbulohet zyrtarisht data e nisjes së “BBVK-së”-5

Rrezarta Ramaj

Për herë të parë, FSK-ja merr pjesë në trajnimin ushtarak për liderë të rinj në Kroaci

Rrezarta Ramaj

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj