Telenews

’89-shi, për vdekjen e 17-vjeçarit: Eri, planifikuam transferimin tënd në Evropë – s’do të t’harrojmë kurrë

Klubi Futbollistik Trepça ’89, ka reaguar pas vdekjes së lojtarit të këtij ekipi, 17-vjeçarit Erion Kajtazi.

KF Trepça ’89 tha se planifikuar që në një të ardhme të afërt të realizojnë transfermin e Kajtazit në Evropë.

“Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion. U rrite me të gjitha grupmoshat te ne. Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Evropë e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikisht por jo edhe emocionalisht e shpirtërisht”, thuhet në reagimin e klubit mitrovicas, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në reagimin e ’89-shit thuhet se Kajtazi ishte i dashur, i buzëqeshur e i afërt me të gjithë klubin.

“Me Dhimbje të madhe të përkujtojmë e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA’89”, thuhet në reagimin e klubit.

Të ngajshme

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj