Telenews

Abdixhiku takohet me Abbottin: Përplasja me miqtë është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata.

Kryetari Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe Britaninë e Madhe si partner strategjik për rolin dhe kontributin e saj në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Të ngajshme

Gara për asamble, kush po prin në Mitrovicë?

Donat Hashani

Donald Tump, “kryezjarrfikësi” që po shuan zjarre, por që s’e vë re prushin në Kosovë

Donat Hashani

Dalin votat e kandidatëve për asamble të Fushë-Kosovës

Donat Hashani