Telenews

Pacolli i reagon Borrellit: Kosova nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm

Kryetari i AKR-së ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell i cili u shpreh shumë i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovës, duke i quajtur “arrestime jashtëgjyqësore”.

Pacolli tha se Borrelli dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është një vend pa rend dhe ligj, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

Ai shtoi se Kosova nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm.

“Zoti Borell dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë mirë se Kosova nuk është një vend pa ligj. Rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin. Askush nuk duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjen e rendit dhe ligjit. Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm.”, shkroi Pacolli në Facebook.

Tutje ai tha se Policia po e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës. Të qëndrojmë në dialog, të japim rezultate, por asnjëherë të mos inkurajojmë aktet e dhunës!”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës konfiskoi një numër të madh të armatimeve dhe municioneve, 100 metra larg objektit të komunës së Zveçanit.

Konfiskime këto të cilat u prezantuan sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Të ngajshme

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi

Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, studentët nisin të mblidhen

Yllka Gashi