Telenews

Rama: Ballkanin e Hapur do ta lë anash, do të fukoshem 100 % tek Proesi i Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur nga Shkupi për nismën Ballkani i Hapur. Rama ka thënë se dëshiron që një nismë të tillë ta lë anash dhe të fokusohet 100 % tek Procesi i Berlinit.

Rama ka thënë se edhe po të kthehej 1 mijë herë mbrapa do ta ribënte përsëri Ballkanin e Hapur dhe sipas tij janë shifrat që flasin për të mirat që i kanë ardhur rajonit nga një nismë e tillë.

“Pyetjen e bërë sikur unë kam bërë një faj nga i cili duhet të nxjerri mësim. Ballkanin  e Hapur 1000 herë të kthehesha mbrapa, 1000 herë do ta ribëja. Ballkani i Hapur nuk është nismë përjashtuese. Është një nga 72 nismat në rajon. Dhe çfarë e keqe i ka ardhur rajonit nga Ballkani i Hapur, përveç të mirave. Merrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve. Çfarë është bërë nuk zhbëhet. Çfarë është bërë ka shërbyer që edhe Procesi i Berlinit që është ombrella dhe e i cili do të fokusohem 100 %, pasi Shqipëria që është mikpritëse e Procesit të Berlinit, ka përfituar nga Ballkani i Hapur”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se do ta lë anash Ballkanin e Hapur meqë s’dëshiron që askujt t’i japi mundësi të flasë për konspiracione e paralelizma.

“Ballkanin e Hapur do ta lë menjanë. S’dua që t’i japë askujt asnjë mundësi që të flasë për konsipracone, alterntaiva, paralelizma. Është shumë e qartë kjo gjë. Për mua Ballkani I Hapur i ka bërë një shërbim të madh këtij rajoni. Kush s’ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vete.”, ka shtuar tutje Rama.

Mes tjerash, duke iu referuar pyetjes së gazetarit, Rama ka deklaruar se s’ka rrugë më të gabuar se sa të vazhdohet qëndrimik tek e shkuara dhe tek anatemimi dhe akuzat për njëri-tjetrin se kush është patrioteti i vërtetë

“Nuk e kuptoj pse ka dyshime, kur faktet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë, apo gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar sesa të vazhdojmë të rrimë me të shkuarën dhe për më tepër të anatemojmë njëri-tjetrin, ta akuzojmë njëri-tjetrin, se kush është patrioti i vërtetë”, ka potencuar Edi Rama.

Të ngajshme

Miliona qytetarë votojnë në Spanjë, zgjedhjet mund t’i japin fund tetë viteve të qeverisjes socialiste

Rrezarta Ramaj

Nelson Hysa dorëzon meçin ndaj Agit Kabayel

Rrezarta Ramaj

Sa të dashur duhet t’i ketë një femër, që “të rehatohet” në martesë

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…