Telenews

Debutimi me Shqipërinë, Daku “shpërthen” në lot pas ndeshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arkëtuar një pikë nga takimi në udhëtim me Republikën e Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria mori një pikë falë barazimit 1:1 me Çekinë në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë.

Në këtë përballje debutuan edhe dyshja nga Kosova që u grumbulluan për herë të parë me Shqipërinë, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku.

Ky i fundit pasi debutoi në pjesën e dytë, pas ndeshjes “shpërtheu” në lot gjatë prononcimit të tij.

Shqipëria me këtë pikë zë vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Çekia lidere.

Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe

Të ngajshme

Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë –

KushtrimGuraj

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese –

KushtrimGuraj

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj