Kosova 3×3 në basketboll është shpallur kampione e Olimpiadës Botërore Sportive të Punëtorëve.
Ekipi kosovar ka triumfuar në finalen e madhe ndaj Austrisë dhe kështu u bë kampion i garave që po mbahen në regjionin e Emilia Romagna, të Italisë, shkruan Telenews.al
“Olimpiadës Botërore Sportive e Punëtorëve” sivjet po mbahet në rajonin Emiglia Romagna të Italisë dhe është organizuar nga CSIT, ku po marrin pjesë mbi 5000 garues nga 53 shtete nga e mbarë bota.
Përfaqësueset e Kosovës tek punërotët kanë marrë pjesë në garat e futbollit të vogël, basketboll dhe basket 3×3. /Telenews.al/

