Telenews

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës rikthehet nga Olimpiada me 2 medalje

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës është paraqitur me shumë sukses në Olimpiadën Botërore Sportive të Punëtorëve.

FSPK – Kosova do të kthehet në vend me 2 kupa dhe medalje në 2 disiplina, shkruan Telenews.al

Kosova ka triumfuar në turneun e disiplinës së basketbollit 3×3, duke fituar medalje të artë, derisa në futboll ka fituar medalje të bronztë.

Në faqen zyrtare të Federatës Sportige të Punëtorëve të Kosovës, këto të arritura kulminante ua dedikojnë si merita në radhë të parë lojtarëve, poashtu trajnerëve dhe KE të Federatës.

Kjo Olimpiadë është mbajtur në rajonin Emiglia Romagna të Italisë dhe është organizuar nga CSIT ku kanë marrë pjesë mbi 5000 garues nga 53 shtete nga e mbarë bota. /Telenews.al/

Të ngajshme

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj