Telenews

Osmani sot në SHBA, mësohet agjenda e saj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur viztën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përveç takimit zyrtar me guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds, Presidentja Osmani do të ketë takim edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen E.Osborn.

Lexo edhe:

Kryeministri Kurti sot udhëton jashtë vendit

“Presidentja Osmani do të zhvillojë vizitë në Camp Dodge, kampin që ka një histori të pasur dhe që përdorët si një strukturë stërvitore për divizionet e ushtrisë amerikane.Në kuadër të vizitës në SHBA, Presidentja do të takohet me kryetaret e Des Moines, Norwalk, Fort Dodge, Council Bluffs, Johnston dhe Cedar Fallsit.Gjatë vizitës, Presidentja Osmani pritet të ketë një diskutim në Drake University dhe adresim në DMACC. Poashtu, Presidentja Osmani do të jetë folëse kryesore në ngjarjen e udhëhequr nga ambasadori Branstad, President i Fondacionit të World Food Prize, ku pritet ta dorëzoj edhe zyrtarisht çmimin e sivjetëm të World Food Prize” thuhet në njoftimin e Presidencës raporton Gazeta Blic.Osmani pritet të mbajë takim edhe me mërgatën në SHBA. /Telenews.al/

Njoftimi i plotë:

Të ngajshme

Rritje me 16% e çmimit të energjisë, ish-Ministri Çeku: Dështimi i ‘Kosova C’, e la Kosovën në pozitë të dobët në raport me nevojat energjetike

Donat Hashani

Pikëkalimi i përbashkët me Kosovën, Mickoski: Lehtësim i lëvizjes për qytetarët dhe ekonominë

Donat Hashani

Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje

Donat Hashani