Telenews

Zgjidhet kryetari i ri i Listës Serbe

Zlatan Elek është zgjedhur kryetar i Listës Serbe.

Zgjedhja e tij u bë gjatë një seance të partisë të mbajtur në Mitrovicë të Veriut.

Këtë pozitë deri më tani e ka mbajtur Goran Rakiq.

Përndryshe, Elek është edhe drejtor i Spitalit në veri.

Ndryshimet në krye të partisë më të madhe serbe në Kosovë, erdhën një muaj pas agresionit në Banjskë të Zvecanit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Pasoi edhe dorëheqja e nënkryetarit Milan Radoiçiq, i cili e kishte pranuar se ishte organizatori në këtë sulm. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj