Telenews

Sunak tregon se çka po kërkon Britania mes Izraelit e Palestinës

Kryeministri britanik Rishi Sunak, tha se Mbretëria e Bashkuar e mbështet “të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”, por gjithashtu dëshiron që qytetarët britanikë të jenë në gjendje të evakuohen nga Gaza.

Ai shtoi se përveç kësaj ata mbështesin që ndihma humanitare të hyjë në enklavën e rrethuar, raporton Al Jazeera.

“Dhe ne e pranojmë se që të ndodhë e gjithë kjo duhet të ketë një mjedis më të sigurt, i cili natyrisht kërkon pauza specifike, të ndryshme nga një armëpushim”, tha Sunak në parlament.

“Një armëpushim do të shërbente vetëm për përfitimin e Hamasit”, deklaroi më vonë zyra e tij. /Telenews.al/

Të ngajshme

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

Rrezarta Ramaj

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Rrezarta Ramaj

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi