Telenews

Ndalohet kamioni me targa serbe në Bërnjak, gjenden mbi 3 mijë kg mjete të dyshuara piroteknike

Policia e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës së kufirit, të martën e dy prillit, në fshatin Bërnjak në një objekt (ish fabrikë) ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Në një komunikatë për media nga policia thuhet se njësitet policore i kanë ndërmarrë veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme, të dyshuara si mjete piroteknike, sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3 mijë e 681 kg.

“Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së, përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme. Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet”, thuhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë dhe në Mitrovicë

Yllka Gashi

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht

Yllka Gashi

Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve SHBA-Iran

Yllka Gashi