Telenews

Maqedonci pret në takim lamtumirës oficeren bilaterale për Kosovën, Alexandra Erickson

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës oficeren bilaterale për Kosovën, në kuadër të Drejtorisë për Plane të Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, major Alexandra Erickson.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, ku ministri e dekoroi major Erickson me Medalje për Shërbim të Shquar.

“Me këtë rast, për kontributin e dhënë në koordinimin e mbi 150 aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, rritjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, gjë që ka ndikuar dhe në zhvillimin e FSK-së, ministri e dekoroi major Erickson me Medalje për Shërbim të Shquar”, thuhet në njoftim.

Ministri Maqedonci, me përfundimin e misionit në Kosovë, major Eriksonit i dëshiroi suksese në detyrën dhe misionin e ri të saj.

source

Të ngajshme

Shehu: Investimet strategjike në Kosovë e Shqipëri mund të tejkalojnë 10 miliardë dollarë

Yllka Gashi

Në sheshin e Podujevës vendosën flamujt e UÇK-së një ditë para protestës për Çlirimtarët

Yllka Gashi

LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim

Yllka Gashi