Telenews

Rrahje brutale në parkingun e ‘Shell’-it në Ferizaj

 

 

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë nën dyshimin se kanë rrahur brutalisht një 28-vjeçar së fundmi, në parkingun e pompës ‘Shell Petrol’ në Ferizaj. I riu po trajtohet në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, tre të dyshuarit, të moshave, 26, 28 dhe 23 vjeç, po dyshohet se ia kanë zënë pritën viktimës në parkingun e pompës, ku dyshohet se e kanë sulmuar me shqelma e grushte, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në bazë të informacioneve që ka Sinjali, motivi i sulmit lidhet me dyshimet që tre personat e përfshirë kishin ndaj viktimës, të cilin e kanë akuzuar se ka gisht në një rast të vjedhjes, duke tentuar që kështu t’i hakmerren.

Si pasojë e rrahjes, viktima fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Ferizaj, e më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarve, ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

 

source

Të ngajshme

Komuna e Ferizajt gjobitet me 4 mijë euro nga Inspektorati i MMPH-së!

Yllka Gashi

Viti 1999-të: Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të luante kundër Jugosllavisë

Yllka Gashi

Vazhdon protesta “Jo në emrin tim”, kjo është agjenda e ditës së 9-të

Yllka Gashi