Telenews

Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga komisionet komunale zgjedhore në veri

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, e ka konfirmuar për Express se anëtarët e KKZ’ve në katër komunat veriore, përfaqësues të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje.

“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe”

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi për Express.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tha dje se kjo parti është kundër votimit të 21 prillit për largimin e mundshëm të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja me komunat veriore.

source

Të ngajshme

Shtatë kategori të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për pasaportë dhe letërnjoftim

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj