Telenews

Abdixhiku akuzon Kurtin se ka përçarë shqiptarët në Maqedoni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ka theksuar se nëse shqiptarët do të ishin bashkuar me një kandidat, ata do të ishin në balotazh sot, duke konsideruar këtë si një mundësi historike.

Megjithatë, për ndarjen e shqiptarëve, ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Qeverinë për përçarje.

“Në këtë ndarje, Kryeministri popullist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akter aktiv. Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për përbashkim, bënë atë që dijnë të bëjnë mirë – të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal”, ka shkruar Abdixhiku, në Facebook.

Abdixhiku uroi fituesit që ruajtën maturinë dhe Kosovën, ndërsa bëri thirrje për rikthimin e politikës unifikuese për të bashkuar shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri dhe Luginën e Preshevës.

“Kosova, duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare! Kaq duhet të jetë roli ynë normal! Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim!”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

source

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj