Telenews

ASK-ja u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj

Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri te 17 maji 2024, kur përfundon regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare dhe i banesave në Kosovë (ReKos 2024).

Regjistrimi, përveç se është obligim qytetar, është edhe obligim ligjor. Luteni që ta shfrytëzoni këtë periudhë për t’u regjistruar.

Gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën me  ju.

Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) mund të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në.

Në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë (ReKos) 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements .ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.

Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve), qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)në:

Email: [email protected]

Tel: (+383) 038 200 31 129

Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)

Tel: (+383) 046 500 151  (REKOS2024)

Për informata më të hollësishme rreth Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Rekos

source

Të ngajshme

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP paralajmërojnë grevë

Valjeta Turkaj

Maqedonci reagon për blerjet e raketave kineze nga Serbia

Valjeta Turkaj

Një vit më parë – Hashim Thaçi takohet për herë të fundit me babanë në Kosovë

Valjeta Turkaj