Telenews

Zyrtarja policore dyshohet se kreu vetëvrasje me armën e djalit polic, Prokuroria dhe IPK nisin hetimet

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje Viktima është Lumnije Dervodeli Borovci, e cila qe një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje.

Sinjali ka mësuar se akti i rëndë dyshohet se është kryer me armën e djalit të saj, i cili është zyrtar policor, pasi arma e saj i ishte marrë më herët për shkak të problemeve shëndetësore .

Lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë.”

Sinjali ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Gjilanit, i cili tha se akoma është herët të deklarohen për rastin, por që bëri të ditur se Policia dhe prokurori kujdestar ndodhen në vendin e ngjarjes.

 

Të ngajshme

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Rrezarta Ramaj

Një person nga Shqipëria ndërron jetë në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj