Telenews

Ekskluzive: PDK-ja propozon shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës javën e ardhshme

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Pas takimit në prononcimet për media, Kurti e Krasniqi folën si asnjëherë me parë për gatishmërinë për të organizuar zgjedhje brenda një periudhe të afërt.

Nga ana tjetër, burime të IndeksOnline-t bëjnë më dije se në këtë takim, PDK-ja ka propozuar që deputetët të votojnë mocionin për shpërndarjen e kuvendit, javën e ardhshme, ndërsa si data të mundshme ka propozuar 30 qershorin ose 7 korrikun kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryeministri Kurti në deklaratën e tij ka kërkuar konsensus ndërpartiak për këtë çështje, por që aktualisht është vështirë të arrihet, pasi dy partitë e tjera opozitare LDK-ja dhe AAK-ja po kushtëzojnë votimin për shpërndarjen e kuvendit me dorëheqjen e kryeministrit ose shkarkimin e tij.

Kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar një ftesë tjetër për Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, pasi ftesa për takimin e mbrëmshëm është refuzuar nga kreu i LDK-së dhe ai i AAK-së./

source

Të ngajshme

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Rrezarta Ramaj

Një person nga Shqipëria ndërron jetë në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj