Telenews

Ndahen mbi 690 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati.

Gjatë këtij takimi, është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me Komunën e Malishevës për financimin e projektit të infrastrukturës, që kap vlerën e 697 mijë euro.

Këto mjete sipas Durmishit i dedikohen projektit të realizimit të rrugës që shpie tek Ujëvara e Mirushës.

“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me komunën e Malishevës, për financimin e projektit të infrastrukturës, në vlerë prej 697 mijë euro. Këto mjete i kemi dedikuar për projektin e rëndësishëm të realizimit të rrugës që të shpie tek Ujëvara e Mirushës”, njoftoi në Facebook Durmishi.

source

Të ngajshme

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Rrezarta Ramaj

Një person nga Shqipëria ndërron jetë në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj