Telenews

Osmani falënderon presidentin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar homologun e saj nga Bullgaria, Rumen Radev, për mbështetjen ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

“Falënderova Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka bërë të ditur se në takimin mes tyre është diskutuar për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Në takimin e sotëm në Sofje, më shumë se 1 vit nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, diskutuam rezultatet e punës sonë të përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari”, ka thënë presidentja e vendit.

source

Të ngajshme

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj