Telenews

E rëndë në Gjakovë: Një vajzë e mitur tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

 

 

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur dje në një familje në fshatin Ujz të Gjakovës, ku një e mitur tentoi t’i japë fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e saj, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Të ngajshme

LAJM I FUNDIT: Pritet të suspendohen 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt në Pejë

Rrezarta Ramaj

Valbona Disha – Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

Rrezarta Ramaj

Kalon Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Rrezarta Ramaj