Telenews

Rama: Pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte UÇK

 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk do të ekzistonte ashtu siç njihet sot pa kontributin e Ibrahim Rugovës.

Gjatë konferencës “Rugova dhe Perëndimi”, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën në Prishtinë, Rama tha se pa politikën afruese të Rugovës me aleatët ndërkombëtarë, nuk do të vinin as bombardimet e NATO-s.

“Sot është me e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte pasur Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Sepse pa luftën që filloi ai në paqe nuk do ishte arritur kurrë paqja e fituar me luftë”, ka thënë ai.

“Rugova ishte revulocionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrë nga arkivat e kohës romantike. Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”, është shprehur Rama.

“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan”, ka thënë Rama.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 gusht

Rrezarta Ramaj

Ilir Shaqiri dhe Antonella Pelilli bashkojnë Kosovën e Arbërinë në një këngë që prek shpirtin

Rrezarta Ramaj

Java e zezë në rrugët e Kosovës: Katër persona humbën jetën në aksidente trafiku –

KushtrimGuraj