Telenews

Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia ka bërë të ditur se për detaje të tjera do të njoftojë përmes raportit vijues.

 

Të ngajshme

Java e zezë në rrugët e Kosovës: Katër persona humbën jetën në aksidente trafiku –

KushtrimGuraj

Vjellje e diarre, shtohet numri i pacientëve në Qendrat e Mjekësive Familjare

Rrezarta Ramaj

Hiqet mbishkrimi “Free Ukraine” që ishte i vendosur në zemër të Prishtinës –

KushtrimGuraj