Telenews

Barazim mes Polonisë dhe Holandës

Ndeshja e Grupit D të Euro 2024 mes Polonisë dhe Holandës ka nisur në Hamburg në një atmosferë emocionuese me tifozë të shumtë në tribunat e stadiumit.

Holanda është dukur më dominuese në lojë deri më tani, por ishte Polonia ajo që ka goditur rrjetën e para.

Goli i parë për Poloninë u shënua nga lojtari Adam Buksa, në minutën e 16-të.

Por, Holanda ka barazuar në minutën e 29-të, me golin e shënuar nga Cody Gakpo.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 1:1.

Ndeshja i përket Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në Grupin D janë edhe Franca e Austria.

Polonia ka nisur me formacionin 3-4-3, duke përfshirë Wojciech Szcesny në portë, dhe Jan Bednarek, Bartosz Salamon, dhe Jakub Kiwior në mbrojtje.

Në mesfushë do të jenë Przemyslaw Frankowski, Kacper Urbanski, Taras Romanczuk, dhe Piotr Zielinski, ndërsa në sulm do të vazhdojnë Sebastian Szymanski, Adam Buksa dhe Nicola Zalewski.

Robert Lewandowski është lënduar ditë më parë dhe do të mbetet në stol. Ai pritet të jetë gati për ndeshjen e dytë.

Nga ana tjetër, Holanda luan me formacionin 4-3-3, me Bart Verbruggen në portë, dhe Nathan Ake, Virgil van Dijk, Stefan de Vrij dhe Denzel Dumfries në mbrojtje.

Në mesfushë do të jenë Joey Veerman, Tijani Reijnedes dhe Jerdy Schouten, ndërsa në sulm do të shfaqen Cody Gakpo, Memphis Depay dhe Xavi Simons.

Euro 2024: Tri ndeshjet e së dielës, Anglia synon fitoren ndaj Serbisë

source

Të ngajshme

Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga

KushtrimGuraj

Publikohet lista e Italisë, plot emra befasues për ndeshjet e qershorit

Rrezarta Ramaj

Fantastike! Muriqi nominohet për lojtarin e sezonit në La Liga

Rrezarta Ramaj